Familjarët e dy shqiptarëve të vrarë: I dimë autorët, do marrim hak vetë


Familjarët e dy shqiptarëve të vrarë: I dimë autorët, do marrim hak vetë

15:25 15/11/2016

Ne do të marrim hak

”. Familjarët e dy shqiptarëve të vrarë në periferi të Milanos, të enjten në mbrëmje, kanë thënë se e dinë se cilët janë autorët e vrasjes së Agron dhe Alban Lleshaj.

Sipas “corriere.it” ata madje kanë thënë se nuk do t’ja japin kurrë emrat hetuesëve italianë, por do të bëjnë “drejtësi” vetë.

“Hakmarrja do të jetë plotësisht në “respekt” të traditave të vendit të lindjes nga vijnë dy shqiptarët”, shkruan gazeta italiane, që sipas të cilës nga veriu i Shqipërisë vijnë grupet me të pamëshirshme të krimit.

Hetuesit druhen se hakmarrja mund të fillojë herët duke shkaktuar një spirale e dhunës. Një burim i gazetës në Shqipëri ka thënë se familjarët e dy viktimave janë duke u përgatitur.

Hetuesit janë duke u marr me tabulatet telefonike të dy viktimave dhe pista kryesore e hetimit ëshët ajo e një konflikti për prishje të pazareve të drogës, pasi disa ditë pas vrasjes xhaxhai i tyre u arrestua me një sasi lënde narkotike.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse dikush ka “shitur” xhaxhain e tyre, kanë kërkuar sqarim nga dy kushërinjtë apo ndoshta janë qëlluar njerëzit e gabuar.

Agron dhe Alban Lleshaj ishin të njohur për veprat penale të trafikimit të drogës. Dhe kjo e përforcon pistën se ata mund të kishin një rol./tvklan.al






Të ngjashme