Rrjedhje informacioni në Britani: Qeveria nuk ka plan dhe strategji për Brexit
Britania nuk ka një plan të qartë për të realizuar daljen nga Bashkimi Europian dhe as një strategji për nisjen e negociatave. Kështu të paktën thotë një memorandum që ka rrejdhur nga kabineti anglez.
Memorandumi, të cilin e kanë parë nga afër edhe analistët politikë të BBC, bën me dije se qeveria britanike po punon në 500 projekte që kanë lidhje me Brexit dhe mund të nevojiten 30 mijë punonjës civilë shtesë.
Dokumenti thekson se strategjia e përbashket, aq e nevojshme për Brexit, nuk është ndërtuar ende dhe kjo si pasojë e ndarjeve të shumta në kabinet.
Në memorandumin e datës 7 Nëntor, nota kritike janë shkruar për Kryeministren Theresa May, veçanërisht për tendencën e saj që të zgjidhë gjithçka vetë. Kryeministrja May shpreson që në fund të muajit Mars të çelë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, pas së cilës nisin menjëherë bisedimet dy vjeçare të daljes nga BE.
Tv Klan