Faza e dytë e Kupës së Shqipërisë


Faza e dytë e Kupës së Shqipërisë

17:00 15/11/2016

Ndeshjet e kthimit të fazës së dytë të Kupës së Shqipërisë edhe pse në letër duken të lehta, për skuadrat e mëdha janë takime të rëndësishme, aq sa klubet kanë zgjedhur heshtje shtypi një ditë para ndeshjeve.

Tirana ka fituar 4-1 me luftëtarin në ndeshjen e parë dhe tashmë në shtëpinë e vet pritet të mos e ketë të vështirë kualifikimin, por surpriza që gjirokastritët bënë në takimin e Superligës i bën bardheblutë të jenë të kujdesshëm.

Në stërvitjen e së martës Mirel Josa është përgatitur jo vetëm për ndeshjen e Kupës. Për trainerin kjo është ndeshja e dytë në drejtimin e Tiranës dhe pas fitores 3 – 0 me Teutën pritshmëritë janë të larta.

Delikate është situata edhe tek Partizani. Takimi i parë me Besëlidhjen ka përfunduar me fitoren 1-0 për lezhjanët. Sulejman Starova dhe të tijët preferojnë të qëndrojnë larg medias. Në seancën stërvitore para ndeshjes grupi duket i qetë, por lojtarët nën zë pranojnë se mendja është tek ndeshja e radhës në kampionat, ajo me Vllazninë.

Skënderbeu kampion pritet të bëjë kthesën me Apoloninë pas humbjes në ndeshjen e parë 2-1.

Kukësi që tashmë është në krye të renditjes dhe pretendente për titull do të luajë me Dinamon. Takimi i parë është fituar nga verilindorët 2-0.

Tv Klan






Të ngjashme