“Ferri në Tokë”
Avionët luftarakë kanë nisur bombardimet në Aleppo të Sirisë, në zonat e kontrolluara nga rebelët. Sulmet intensive nga ajri vijnë pas një pushimi të shkurtër të ndërmarrë po gjatë ditës së sotme.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën tre persona mbetën të vrarë gjatë sulmeve të helikopterëve dhe avionëve rusë e sirianë, disa prej të cilëve mësohet se hodhën bomba të vendosura në fuçi. Ndërkohë një vajzë e vogël siriane, po trondit mbarë opinionin publik duke raportur live në rrjete sociale bombardimet në Aleppo. 7 – vjeçarja Bana Alabed dhe nëna e saj, prej disa muajsh raportojnë në Twitter horrorin e të jetuarit në këtë qytet, që është kthyer tashmë në një fushë – betejë të egër. Në një prej postimeve të saj, e mitura shkruan“E dashur botë, po bien bombat. Live nga Aleppo”./tvklan.al