Ekspertët testojnë iPhone –in prej titani


Ekspertët testojnë iPhone –in prej titani

23:39 15/11/2016

Një iPhone 7 prej titani, i dizenjuar posaçërisht për t’i rezistuar plumbave u bë objekt testimesh të qitësve në Moskë.

‘Armatura’ e iPhone, e dizenjuar nga kompania e telefonave të luksit Caviar, është e përbërë nga titan BT23, i njëjti metal që përdoret për të prodhuar jelekët antiplumb.

Pajisja është krijuar për të shpëtuar jetët e oficerëve të policisë, duke i ofruar ekstra mbrojtje nga plumbat, megjithatë krijuesit e tij nuk garantojnë se telefoni do të vijojë të punojë pasi të ketë pësuar një goditje.

Në këtë telefon është gdhendur logoja e Ministrisë së Brendshme ruse dhe në të shkruhet:

“Detyra jonë është e rrezikshme dhe e vështirë”.

Në testet e qitjes mbi smartphone – in u qëllua nga një distancë prej 4 metrash.

Ekspertët thanë se rezultati ishte mjaft pozitiv, megjithatë sipas tyre, ashtu siç deklaron vetë kompania nuk është e garantuar që pajisja do të punojë më pas.

iPhone prej titani kushton plot 2.900 dollarë dhe u krijua në nder të Ministrisë të Punëve të Brendshme ruse./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/Dp0cWqFMI6M






Të ngjashme