Assad, dyshues për presidentin e SHBA-ve


Assad, dyshues për presidentin e SHBA-ve

08:00 16/11/2016

Presidenti Sirian, Bashar Al Assad, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes se Donald Trump, një alet i Rusisë, në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do të pres dhe do të shoh, nëse presidenti i ri do t’i ndryshojë politikat amerikane për Sirinë”, tha Assad në një interviste për një televizion portugez.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të në zhdukjen e terrorizmit në Siri”, deklaroi kreu i shtetit te shkatërruar nga lufta.

Me gjithë deklaratat premtuese të Donald Trump gjatë fushatës, se do të luftojë islamiket ekstremist në Siri, Assad sërish është treguar skeptik për mbajtjen e premtimit nga ana e Trump.

“A mund të realizohet kjo?”, ka shtruar pyetjen vetë presidenti Assad, duke ju referuar mundësisë se lobistët brenda administratës amerikane mund të ndikojnë tek Trump që të mbajë një qëndrim armiqësor ndaj Sirisë.

Trump ka premtuar gjate fushatës presidenciale se do të ndryshoj strategjinë e Shteteve te Bashkuara në lidhje me kryengritësit sirianë, që luftojnë kundër Assadit./ TV KLAN






Të ngjashme