Tahiri: Jo ndjekje penale për ata që dorëzojnë armët


Tahiri: Jo ndjekje penale për ata që dorëzojnë armët

13:00 16/11/2016 https://youtu.be/InI78UFDlyE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vijuar edhe sot shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.

Nga zona e Kombinatit, ku doli dhe deputet, Tahiri u shpreh se këta janë momente të vështira për shoqërinë dhe se janë edhe momente kur pjesa tjetër bëhet bashkë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Tahiri duke premtuar për vijimin e punës për parandalimin e përmbytjeve u shpreh: “

Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë vlerësimin e pikave të nxehta në të gjithë Shqipërinë, të marrim masa për të parandaluar situata të vështira për shkak të përmbytjeve, por nga ana tjetër të ndihmojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme gjatë javëve të fundit”.

Ministri komentoi edhe nisjen e fushatës për mbledhjen e armëve të paligjshme dhe se çfarë do të ndodhë pas saj.

Unë do t’u bëja thirrje të gjithë qytetarëve të konsiderojnë mundësinë që të braktisin armët e t’i dorëzojnë pranë Policisë. Na duhet të pastrojmë gjithçka është mbjellë në 20 vitet e fundit në Shqipëri, veçanërisht pas vitit 1997 me shpërndarjen masive të armëve

”, tha Tahiri.

Më tej ministri komentoi lidhur me a do të ketë pasoja penale për ata që mund t’i dorëzojnë.

Jo ata që i dorëzojnë sipas ligjit nuk kanë pasoja penale. Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale

”, tha në përdundim ministri./tvklan.al






Të ngjashme