Aleppo, Siri-Sulme ajrore në spitalin e fëmijëve
Shoferi i ambulancës dhe të paktën dy fëmijë gjenden midis të vdekurve pas një nate sulmesh nga rebelët në Aleppo.
Helikopterët të cilët bombarduan Aleppon lindor goditën spitalin e fëmijëve të mërkurën në mëngjes, duke shkatërruar pjesë të ndërtesës, ndërkohë që mjekët dhe pacientët u strehuan në bodrum. Një shofer ambulance dhe të paktën dy fëmijë gjendeshin në mesin e të vdekurve pas një nate sulmesh të ashpra në seksionet e mbajtura nga rebelët e qytetit më të madh të Sirisë. Sulmi i cili vazhdoi edhe në mëngjes, besohet gjerësisht se shënoi fillimin e një shtytjeje nga presidenti Bashar al-Asad dhe mbështetësit e tij, duke përfshirë Rusinë dhe Iranin, për të shtypur opozitën në pikën e tyre të fundit urbane. "Një ditë e tmerrshme për spitalin e fëmijëve. Unë, stafi im dhe të gjithë pacientët jemi futur në një dhomë nën bodrum, duke u përpjekur për të mbrojtur pacientët tanë . "Po përpiqemi për të ikur nga bodrumi, por nuk mundemi për shkak të avionëve që ndodhen ende në qiell duke bombarduar vendin. Lutuni për ne, ju lutemi ", tha drejtori i qendrës, Dr. Hatem, në një mesazh të postuar në Facebook. Spitali i fëmijëve, i cili kryen rreth 4,000 konsultime në muaj, ishte një nga gjashtë qendrat mjekësore të bombarduara në Siri gjatë 48 orëve të fundit. "Ashtu si të gjithë spitalet në Aleppon lindor, ai është goditur shumë herë vetëm gjatë këtij viti, duke e bërë vitin 2016 më tmerruesin për sa i përket sulmeve spitalore të regjistruara”, tha Shoqata e Pavarur e Doktorëve. Shënjestrimi i civilëve dhe mjekëve në veçanti në Aleppo ka nxitur zemërimin ndërkombëtar dhe presionin në rritje në Damask për të ndaluar bombardimet. Por forcat opozitare po përgatiten tashmë për një fushatë të intensifikuar në qytet, ndaj sfondit të një peizazhi gjeopolitik i cili ka ndryshuar në mënyrë dramatike nga zgjedhja e Donald Trump si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Të martën Assad e përshkroi Trump si një "aleat të mundshëm" në rast se presidenti i zgjedhur do e përmbushte një premtim të fushatës, për të luftuar terrorizmin. Mjekët thanë se gjatë sulmeve ajrore vdiqën shumë persona dhe shumë të tjerë gjendeshin nën rrënoja pas një bombardimi ku përfshiheshin dhe bomba, cilindra të mbushur me eksplozivë që binin nga helikopterët zakonisht duke patur në shënjestër zonat civile. Rusia e ka mohuar përfshirjen në sulmet ajrore deri më tani në qytet, por thuhet se ka nisur sulmet në krahinat e Idlib dhe Homs të martën, nga avionët e admiralit Kuznetsov, në brigjet e Sirisë. Rrethet e qytetit që kanë qenë dikur pjesa më e gjallërueshme e Sirisë janë braktisur praktikisht gjatë viteve të luftimeve intensive në rrugë. Shumë pjesë të lindjes janë bombarduar e kanë mbetur vetëm rrënoja. Një pamje e jetës normale vazhdon në perëndim të Aleppos dhe rifitimi i kontrollit të plotë të qytetit, do ishte një shtytje e madhe për forcat besnike të Assadit, për vlerën e tij simbolike dhe për shkak se është e vetmja fushë kryesore urbane që kontrollohet ende nga opozita. Forcat e Asadit, të mbështetur nga milicia iraniane dhe fuqia ajrore ruse, kanë përdorur një politikë për të bombarduar opozitën në tryezën e bisedimeve, ndërkohë që i lënë të vdesin nga uria komunitetet që i mbështesin ato, për t’u dorëzuar në disa qytete siriane. Ata mesa duket po shpërndajnë të njëjtat taktika si në Aleppo. Situata në Aleppo ka qenë prej kohësh e parë si një parashikim për luftën civile në Siri. Opozita frikësohet se administrata e Trump do e braktisë mbështetjen e fshehtë të Amerikës për rebelët, duke i dhënë Kremlinit një dorë të lirë për ta shtypur atë. Trump ka thënë gjatë fushatës zgjedhore se ai do të përqendrohet në shkatërrimin e Shtetit Islamik. Në reagimin e tij të parë për fitoren e zgjedhjeve nga Trump, Assad goditi me një shënim optimist, duke thënë se presidenti i zgjedhur do të ishte një aleat i vërtetë, nëse zotohet të luftojë terrorizmin, një epitet që presidenti sirian përdor për të përshkruar opozitën. "Nuk mund të themi asgjë në lidhje me ato çfarë ai do të bëjë, por në qoftë se ... ai do të luftojë terroristët, sigurisht që do jemi aleatë në këtë drejtim, me rusët e me shumë vende të tjera”, tha ai për televizionin shtetëror RTP të Portugalisë, duke folur në anglisht. "Do thoja se kjo është premtuese, por a do të na ndihmojë ai?", shtoi Assad./tvklan.al