Tiranë/ Zbuloi lidhjen e vajzës me 15 – vjeçarin, babai tenton të vrasë të miturin
Një lidhje mes dy adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi mbrëmjen e sotme në Farkë.
43 – vjeçari, Genc L pasi ka zbuluar se e bija 14 – vjeçare, A. L, prej një viti kishte një lidhje intime me 15 – vjeçarin, S. A, ka marrë armën dhe ka kërcënuar, kanosur dhe tentuar të vrasë këtë të fundit, si dhe një tjetër të mitur me inicialet B. A.
Fatmirësisht, efektivët e kryeqytetit ndërhynë në kohë duke parandaluar kështu një ngjarje kriminale. Ata arrestuan 43 – vjeçarin dhe sekuestruan dhe armën e gjahut, teke 12 – tëshe dhe 20 fishekë, të cilën i arrestuarit e kishte pa lejen e organeve kopetente./tvklan.al