Imzot George Frendo, Arqipeshkëvi i ri i Tiranë-Durrës


Imzot George Frendo, Arqipeshkëvi i ri i Tiranë-Durrës

12:57 17/11/2016 https://youtu.be/sCHZ7cRkxEY

Arkidioqeza Metropolitane e Tiranë- Durrësit do të drejtohet nga arqipeshkëvi i saj, Imzot George Frendo. Emërimi u bë nga ati i shenjtë, Papa Françesku, thuajse një vit pas vdekjes fizike të Imzot Rrok Mirditës.

Prej vitesh Imzot George Frendo, shërben në Kishën Katolike Shqiptare, fillimisht si përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të Ri të Ligjit Kanonik deri në emërimin si anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.

Prej Shtatorit të 2006-ës ishte ipeshkvi i Tiranës. I lindur në Maltë, hyri në Urdhrin Dominikan në moshën 16 vjeçare. Pasi ndoqi studimet për filozofi e teologji, u shugurua meshtar në vitin 1969. Përveç mësimdhënies në teologji, Imzot George Frendo, është autor i disa librave dhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, është ndër përkthyesit e disa teksteve liturgjike e në mënyrë të veçantë i mesharit të ri shqip.

Deri në emërimin e tij si Arqipeshkëv i Tirane-Durrës, Imzot George Frendo ishte administrator dioqezan i Arkidioqezes Tirane-Durres. Si Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore dhe në emër të saj ai kundërshtoi emërimin e Visar Zhitit, si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, më arsyetimin se duhet t’i përkasë besimit katolik.

Ende sot Shqipëria, nuk ka një ambasador të sajin në Selinë e Shenjtë të Vatikanit./ TV KLAN






Të ngjashme