Video/ Arizona- Momenti shokues kur një oficer policie qëllon me grusht në fytyrë një grua
Incidenti ndodhi ditën e mërkurë në mbrëma dhe u filmua nga një person që ndodhej aty pranë.
Polici nga Arizona i quajtur Jeff Bonart është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij duke pritur si do shkojë hetimi.
Danny Pareders ishte ai i cili postoi videon e filmuar me telefon celular në Facebook, ku tregohej gruaja e quajtur Marissa Morris e cila po debatonte me dy oficerë policie e më pas njëri prej tyre e humbi toruan dhe e goditi me grusht në fytyrë.
Bonart ishte shprehur se gruaja ishte treguar jobashkëpunuese dhe kjo gjë e kishte detyruar atë të kryente atë veprim./tvklan.al