Foto/ Kamionçina bie në lumë, dy të vdekur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Bulqizë.
Një kamionçinë, në të cilën udhëtonin 3 persona ka rënë nga ura që të çon në fshatin Sopot, duke përfunduar në lumë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.35, në rrugën dytësore Tre Çezmat – Sopot. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e kamionçinës me anë të një vinçi.
Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e mjetit me targa AA 782 DH, 40 –vjeçari Indrit Zeneli, i cili është nxjerrë i vdekur nga lumi. Fatal ka qenë edhe për njërin prej pasagjerëve, 35 – vjeçarin Edion Kola, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Fatmirësisht personi i tretë, me iniciale R.L ka mundur të shpëtojë dhe ka qenë pikërisht ky i fundit që ka lajmëruar policinë dhe banorët për ndihmë.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”66″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]