Shpëtojnë mrekullisht 4 të rinj shqiptarë
Katër shqiptarë kanë shpëtuar mrekullisht, pas disa të shtënave, në zonën Tor Vergata të Romës. Sipas mediave italiane tre italianë kanë qëlluar të paktën tre herë ndaj grupit të katër shqiptarë të rinj.
Brenda pak orësh policia italiane i ka identifikuar autorët, 58, 31 dhe 23 vjeç dhe i ka burgosur, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Gjithçka ndodhi në një lokal në Via Mussomeli. Dëshmitarët kanë thënë se autorët u larguan me një automjet “Nissan Micra” dhe pas marrjes së kamerave ata u identifikuan.
Ende nuk ka një pistë zyrtare se pse ka ndodhur ngjarja, megjithatë dyshohet se italianët ishin pjesë enjë bande grabitësish, nisur kjo nga sendet qe u gjetën tek automjeti “Nissan Micra”./tvklan.al