Kim Jong-Un: Duam lojtarë më të mirë se Messi


Kim Jong-Un: Duam lojtarë më të mirë se Messi

11:20 18/11/2016

Suksesi në botërorin për femra U17 ka krijuar eufori në Korenë e Veriut. Vendi komunist hapi një akademi futbolli në Pionjang për të forcuar futbollin. Lideri i shtetit të Azisë Juglindore, Kim Jong-Un pretendon të zbulojë kampionët e ardhshëm që do të kthehen më të fortë se Lionel Messi.

“Do të stërvitim të rinjtë tanë që të jenë më të zotë se Messi. Për tani duam të dominojmë në Azi dhe më pas do të mendojmë për botën” – citohet Kim Jong-Un nga mediat ndërkombëtare.

Një kërcënim në aspektin sportive nga Koreja e Veriut, që ka marrë pjesë edhe dy herë në finalet e Kupës së Botës, në 1966 dhe 2010. Në të dyja rastet nuk munguan ironitë online se vendi komunist kishte fituar me Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Përfaqësuesja koreano-veriore që stërvitet nga norvegjezi Jorn Andersen renditet e 126 në FIFA./ TV KLAN






Të ngjashme