Vlorë, çifti sulmohet me thikë në gjumë


Vlorë, çifti sulmohet me thikë në gjumë

09:46 23/04/2014

Vlore1Hyn nga dritarja në dhomën e gjumit dhe i sulmon me thikë. Agim Seferi humbi jetën kursë bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Për këtë krim policia e Vlorës arrestoi një 23-vjeçar, Mario Bejdollarin, për të cilin thuhet se kishte lidhje me vajzën e madhe të çiftit.

Ngjarja, për të cilën u tentua të mos bëhet publike, ndodhi rreth mesnatës së shkuar  në qytetin e Vlorës.

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, policia njoftoi se Mario Bejdollari banues në lagjen “24 Maj” në Vlorë vrau me thikë  48-vjeçarin Agim Seferin dhe plagosi rëndë gruan e tij me tre plagë, një në grykë dhe dy shpinë.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës, kohën kur burre e grua ishin në gjumë. Midis tyre ka patur një përleshje të vërtetë dhe 50-vjeçari humbi jetën i masakruar me thikë.

Viktima dhe autori kishin njohje, pasi të dy më parë kanë banuar në Gramsh dhe vitet e fundit ishin vendosur në Vlorë.

Policia ende nuk ka një version për shkakun e ngjarjes, ndërsa po hetohet për një borxh mes autorit dhe viktimës, si dhe lidhja midis autorit dhe vajzës së çifti.

tvKlan





Të ngjashme