Shkollat profesionale edhe për të rritur
Shkolla profesionale e Kamzës tashmë ofron mundësi jo vetëm për shkollimin e të rinjve por edhe për ndjekjen e kurseve profesionale nga të rriturit.
Shkollat profesionale do t’i vijnë në ndihmë edhe biznesit për të trajnuar dhe kualifikuar punonjësit e tyre.
Rritja e numri të nxënësve që duan të ndjekin arsimin profesional, ka diktuar nevojën për rritjen e buxhetit, që sipas Ministrit të Mirëqenies në 2017 do të jetë 23% me i lartë./ TV KLAN