“Të pandarë për Shqipërinë” në TKOB
Samiti i parë i diasporës në Tiranë, u bë shkak që një nga krijimet më të bukura shqiptare, opera “Skënderbeu”, të ringjitet në skenën e teatrit bashkë me “Borana” dhe baletin “Halili dhe Hajria”.
Të tre veprat ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë ngjitur për herë të parë në skenë. Ndërhyrja e regjisorit Nikolin Gurakuqi është në ndërthurjen e tyre, për të ndërtuar një vepër të vetme.
Kostumin e Heroit tonë Kombëtar do ta veshë tenori Elson Braha, që do të jetë edhe një provë për të për t’u bërë pjesë e trupës së teatrit.
“Të pandarë për Shqipërinë” vjen vetëm për një mbrëmje, të shtunën në Teatrin e Operas dhe Baletit./ TV KLAN