Incidenti me Ministren e Arsimit/ Berisha: Një akt i guximshëm. Xhaçka: E turpshme
Incidenti me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla është komentuar edhe nga ish – Kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan se veprimi i studentes Mirela Ruko është një akt i guximshëm nga ata që u është vrarë ëndrra rinore e shkollimit.
Për çështjen reagoi edhe Partia Socialiste, nëpërmjet Kryetares së Forumit të Gruas, Olta Xhaçka. Më shumë se gjestin e bërë nga studentja, Xhaçka reagon për komentin e ish – Kryeministrit Berisha.
“R
eagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.
Personit që ka kthyer parlamentin në platformën personale të shfaqjes së karagjozllëkut më ekstrem çdo të enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej çdo kufiri, duke mos kursyer as gratë që ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme të përdorësh një vajzë për të dhunuar një grua.
Turp për politikanë të tillë, që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.
“
Një ditë më parë, studentja Mirela Ruko i hodhi salcë Ministres së Arsimit, Lindita Nikolli. Ruko u shoqërua për disa orë në Komisariatin Nr 1 të kryeqytetit dhe u lirua vetëm në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ajo do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzat e “goditje për shkak të detyrës” dhe “prishje të qetësisë publike”.
Tv Klan