PAA mbyll fushatën në Kolonjë
Opozita dhe kandidati i saj mbyllën fushatën për zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës.
Kryetari i Partisë Agrare Ambiantaliste, Agron Duka tha se kjo zonë vuan prej vitesh mungesën e investimeve për shkak se është konsideruar një bastion i majtë.
Kandidati Dritan Hajro tha se programi i tij për Kolonjën do e transformojë atë, duke rritur investimet në çdo fushë.
Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen të dielën. Ato zhvillohen pas ndarjes nga jeta të ish – Kryetarit Arben Malo.
Tv Klan