Imazhe të tjera të rënda trondisin internetin
Duket se nuk paskan fund imazhet e përdoruesëve të heroinës, të cilët për shkak të overdozës humbin ndjenjat nëpër rrugët e Amerikës.
Këtë herë, dy djem të rinj në moshë u filmuan në një video të publikuar në Facebook. Njëri prej tyre ndodhet i shtrirë në parking, ndërsa tjetri në makinë, të dy pa ndjenja. Personi që filmoi të gjithë skenën përpiqet që t’i zgjojë, por pa sukses. Një tjetër grua afrohet në tentativën për t’i sjellë në vete. Ndonëse arrin të zgjojë djalin që ndodhet brenda në makinë ajo telefonon ambulancën. Videoja ka marë më shumë se 88 mijë shikime që nga postimi dhe është shpërndarë më shumë se 2500 herë./tvklan.al