De Biasi flet hapur për stolin e Italisë
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi i është rikthyer një debati të kaluar, stoli i përfaqësueses italiane. Ai e ka mohuar vazhdimisht përballë gazetarëve shqiptarë, por kjo nuk ndodh në Itali. De Biasi, në një intervistë për
Radio Tuttomercatoweb
pranoi se ishte pranë stolit të Italisë, por dikursh e pengoi.
“Po isha shumë pranë përfaqësueses së Italisë. Unë e di se kush më pengoi. Ai ishte një i vetëm”.
Pausesi i Antonio Conte u zgjodh më pas Giampiero Ventura. Gianni De Biasi i foli edhe për sfidën e radhës së Shqipërisë, ajo ndaj Italisë.
“Jam më i motivuar për të patur një paraqitje më të mirë. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve mbështesin përfaqësuesen italiane si zgjedhje të dytë. Uroj që të kemi një paraqitje më të mirë se herën e fundit”.
Shqipëria do të luajë me Italinë më 24 Mars në fushë kundërshtare, për të mbyllur xhiron e parë në ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018.
Tv Klan