Burg për biznesmenët e kromit
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", marrë në mungesë për tre biznesmenët e kromit, prangosur të premten.
Prokuroria akuzon Sokol Nasufin dhe dy vëllezërit Mehmet dhe Rexhep Dauti për krijimin e skemave mashtruese, duke përfituar nga buxheti i shteti rreth 1 milionë dollarë. Rexhep Dauti është ende në kërkim, pasi policia nuk e gjeti në banesë ditën kur kreu arrestimet. Përveç mashtrimit me TVSH-në, biznesmenët akuzohet edhe për falsifikimin e dokumeteve, pasi për të përfituar paratë kanë dorëzuar bilance fiktive në Drejtorinë e Tatimeve. Sipas hetimit, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013. Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime se skema mashtruese në fushën e kromit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet dhe pritet të tjera arrestime. Tv Klan