1,7 ton drogë në Memaliaj, lihen në burg 4 të arrestuarit
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg katër të arrestuarit e 3 ditëve me parë në Memaliaj ku u sekuestruan rreth 1,7 tonë kanabis. Besim Zika, Pëllumb Rona, Festim Rona dhe Çoban Kalemi të gjithë nga fshati Maricaj akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit, tre ditë më parë, në aksionin e organizuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ushtroi disa kontrolle në banesat e të arrestuarve, ku u gjetën në total, 242 kilogramë kanabis.
Për këtë blutë thonë se janë shpallur në kërkim tre persona.
Një ndër ta është edhe shtetasi me incialet G.G në shtëpinë e të cilit u gjetën 270 kilogramë kanabis. Ndërsa në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, po në Memaliaj, u gjetën 42 thasë me kanabis, me peshë totale 1260 kilogramë.
Për këtë sasi në prangat e policisë ende nuk ka rënë asnjë person.
Tv Klan