Kujdes nga viruset gripale, më të prekurit fëmijët dhe mosha e tretë
Vendi ka hyrë në fazën e infeksioneve respiratore dhe viruseve gripale.
Temperaturat e ulëta këtë fund Nëntori kanë sjellë edhe qarkullimin e gripit të zakonshëm në popullatë dhe shtimin e qytetarëve, të cilët i drejtohen mjekëve infeksionistë në poliklinika.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në të gjithë vendin, rreth 10 mijë persona në javë janë paraqitur me infeksione respiratore dhe viruse gripale. Mjekët infeksionistë thonë se më të prekurit janë fëmijët dhe mosha e tretë.
Shenjat e gripit të zakonshëm dhe infeksioneve respiratore janë temperatura, kolla dhe problem në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve, muaji Janar dhe Shkurt pritet të këtë edhe numrin më të lartë të të prekurve nga këto infeksione.
Fëmijët e vegjël, gratë shtatzënë dhe personat e moshës së tretë, të cilët kanë probleme shëndetësore u rekomandohet të kryejnë vaksinën antigrip, e cila mund të bëhët në çdo kohë. Mjekët rekomandojnë edhe konsumimin e sa më shumë lengjeve dhe frutave.
Tv Klan