Kakavijë/1000 Euro për person, arrestohen dy shqiptarë trafikantë kufiri


Kakavijë/1000 Euro për person, arrestohen dy shqiptarë trafikantë kufiri

19:32 19/11/2016

Ditën e djeshme rreth orës 23:30 të mbrëmjes, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë arrestimi i dy shtetasve shqiptarë dhe kapja e 26 shtetasve të huaj.

Për dy shqiptarët rëndonte akuza e ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ”Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Policia kufitare e Kakavijës arrestoi në flagrancë Lorjan Grembin, 28 vjeç dhe Laert Grembin, 33 vjeç, të dy banues në Patos, Fier.

Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore./tvklan.al






Të ngjashme