
Juventus vijon me fitoret
Juventusi vijon me fitoret në kampionat që e shkëpusin akoma më shumë nga ndjekësit. Skuadra e Alegrit mundi Peskarën me rezultatin 3-0.
Një zotërim i kampionëve në takimin e javës së 13-të të Serisë A.
Ledian Memushaj nuk arriti të ndihmonte abrucezët. Më herët të shtunën Napoli u rikthye te sukseset në kampionat, duke kaluar krizën e rezultateve. Ekipi i Elseid Hysajt mundi me rezultatin 2 – 1 Udinezen.
Të dielën do të luhen ndeshjet të tjera të Serisë A, ku spikat derbi Milan – Inter./ TV KLAN