
Real fiton derbin me Atleticon, Barcelona ndalet në një barazim në fushën e saj
Real Madrid fitoi derbin e Madridit në fushën e Atleticos pas më shumë se 3 vitesh në takimet e La Ligas.
Ekipi i Zinedine Zidane mundi rivalët e qytetit me rezultatin 3 – 0 duke dominuar lojën edhe pse sfida zhvillohej në “Vincente Calderon”.
Një goditje e fortë për Atletico që e shikon kreun akoma më larg.
Cristiano Ronaldo ishte lojtari i ndeshjes me golat e shënuar. Sulmuesi portugez zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën realizoi përsëri duke siguruar fitoren e Real Madrid që qëndron në krye të klasifikimit.
Barcelona humbi terren pas barazimit pa gola me Malagan në “Camp Nou”. Katalanasit nuk morën maksimumin nga ky takim edhe pse kundërshtarët e mbyllën me 9 vetë takimin për shkak të kartonëve të kuq./ TV KLAN