Parashikimi i motit, shijoni një “pranverë të vogël”
Zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura do të paraqitet situata e motit në zonat Juglindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit por më të theksuara vranësirat do të jenë në jug dhe juglindje të Shqipërisë. Parashikohet që vranësirat të jenë të pranishme edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 2 ballë. /tvklan.al