Gara për Kolonjën, nis procesi i votimit pa probleme


Gara për Kolonjën, nis procesi i votimit pa probleme

15:18 20/11/2016

Kolonjarët votojnë sot për kryetarin e ri të Bashkisë. Qendrat e votimit, 36 të tilla, janë hapur pas orës 7:00.

Përballë njëri-tjetrit janë Dritan Hajro për opozitën dhe mjeku Ilia Stefo për mazhorancën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka filluar procesi i votimit në të gjithë Qendrat, të cilat janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.

Nga ana tjetër edhe Policia e Korçës ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit, së bashku me materialet, janë dorëzuar në rregull pa asnjë problem.

Zgjedhjet në Ersekë mbahen, pasi ish kryetari i Bashkisë, Arben Malo, ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak./tvklan.al






Të ngjashme