Presidencialet në Francë, Sarkozi pranon humbjen brenda partisë
Ish – presidenti i Francës, Nicolas Sarkozi eliminohet nga kandidimi për president të Francës. Sarkozi ka pranuar humbjen në zgjedhjet e brendshme të Partisë Republikane të Qendrës së Djathtë, për t’u kandiduar në vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet u zhvilluan ditën e djeshme.
Sarkozi mbështeti François Fillon i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish-kryeministri Alain Juppe u rendit i dyti.
Dy kandidatën do të përballen me njëri – tjetrin të dielën e ardhshme dhe fituesi do të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2017.
Fituesi primar i republikanëve, ka të ngjarë të krijojë balotazhin presidencial, ku ai ose ajo do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen./tvklan.al