Balla: U treguam tolerantë, Paloka duhej përjashtuar me 10 ditë
Edhe Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përjashtimin me 5 ditë nga punimet e parlamentit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Balla tha se Paloka theu rregulloren e Kuvendit, duke bllokuar për më shumë se dy minuta foltoren dhe Byroja u tregua tolerante pasi nga 10 ditë, e përjashtoi atë me vetëm 5.
“U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë.
Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”,
deklaroi Balla./tvklan.al