Planifikonin sulme terroriste gjatë Krishtlindjeve, 7 në pranga për terrorizëm
Policia franceze arrestoi 7 persona të dyshuar se po planifikonin sulme tërroriste gjatë Krishtlindjeve. Arrestimet u kryen gjatë operacioneve anti-terror në Strasburg e Marsejë.
Të arrestuarit kishin në plan të sulmonin tregjet e Krishtlindjeve në qendrat e këtyre qyteteve.
Autoritetet franceze bënë të ditur se ka dyshime të forta se të arrestuarit janë të lidhur me celulat që kryen sulmin terrorist në Bataklan, nëntorin e vitit të kaluar.
Policia franceze ishte vënë në ndjekje të tyre prej disa javësh. Ata po grumbullonin individë të ardhur nga Siria, ndërsa ishin në pritje të një sasie të madhe armatimi./tvklan.al