Mustafa – Listës Serbe: S’ka dekret për Asociacionin
Kryeministri Isa Mustafa i ka kthyer përgjigje Listës Serbe, duke u shprehur se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që ata kërkojnë.
Në këtë mënyrë, raporton
Klan Kosova, s
hefi i qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariç dhe Dalibor Jevtiç, të cilët i dërguan mesazh qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse dëshiron vërtetë kthimin e serbëve në institucione.
Sipas Mustafës, serbët duhet t’i kthehen punës së rregullt në qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit, por ai kurrsesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre./tvklan.al