PD hesht për humbjen e kandidatit të opozitës në Kolonjë


PD hesht për humbjen e kandidatit të opozitës në Kolonjë

19:31 21/11/2016 https://youtu.be/pbCOekt628k

Humbja e kandidatit të opozitës, Dritan Hajro, në zgjedhjet për bashkinë e Kolonjës kaloi në heshtje nga Partia Demokratike.

Selia blu dhe kryetari i saj nuk bënë asnjë një deklaratë për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Kolonjës, të cilën Partia Demokratike ia besoi aleatit më të ri në kampin opozitar, Partisë Agrare Ambjentaliste të drejtuar nga Agron Duka.

Edhe në materialin që selia blu shpërndau për mediat nga një takim i kreut të demokratëve Lulzim Basha me banorë të Rrushkullit në Durrës, fokusi ishte në trajtimin që qeveria u ka bërë zonave të përmbytura.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: 

I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu tu shohë sepse nuk u llogarit më. Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do tu ketë ju në qendër të vëmendjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve.

Basha u takua edhe me fermerë të fshatit Sukth, të cilët iu ankuan për mungesën e titujve të pronësisë, investimeve ne infrastrukturë dhe të subvencioneve në bujqësi./ TV KLAN






Të ngjashme