Kukësi i rrëmben fitoren Teutës
Dy zëvendësimet e trajnerit Gjoka në pjesën e dytë kthyen në favor të Kukësit takimin me Teutën në Durrës, që u mbyll me rezultatin 2 – 1.
Ekipi i Maganit udhëhoqi deri në minutën e 80 me një gol të shënuar që në fillim të pjesës së dytë nga Bangal
Në mungesë të Pero Pejic që qëndroi në stol për shkak të dëmtimit, Gjoka e nisi takimin me Eminin në sulm i mbështetur nga Greca dhe Dvornenkoviç, por pa dhënë rezultat.
Futja në fushë e Rengal për Grecën dhe Lushtakut për Hasanin bëriu që Kukësi të shtonte presionin, duke shënuar dy herë brenda pak minutash.
Ky sukses i pari jashtë fushe në këtë kampionat e mban Kukësin në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Skënderbeun.
Skuadra korçare fitoi të dielën 1 – 0 me Korabin. Fitore me të njëjtin rezultat arriti Tirana me Laçin në “Selman Stërmasi”. Në barazim 1 – 1 u mbyllën takimet Vllaznia – Partizani dhe Luftëtari – Flamurtari.
Javën e ardhshme Kukësi pret Tiranën në Zeqir Ymeri, ndërsa Skënderbeu udhëton në një fushë të vështirë si ajo e Laçit./ TV KLAN