Dënime në basketboll


Dënime në basketboll

12:06 22/11/2016 https://youtu.be/264Fk8txNiE

Dhuna në ndeshjen e basketbollit Vllaznia-Tirana është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës. Lojtari Erkand Karaj i Tiranës dhe trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj janë më të penalizuarit.

Ata për përplasjen fizike mes tyre janë pezulluar me nga 6 muaj në aktivitetet e basketbollit. Disiplina e basketbollit gjobiti me 70 mijë lekë Gjeçajn dhe me 50 mijë lekë Karajin. Gjoba pati edhe për disa lojtarë të Vllaznisë e Tiranës dhe klubin shkodran si organizator për masa të pamjaftueshme.

Incidentet në sfidën e së premtes sollën edhe ndërprerjen për disa minuta të takimit që u luajt në Shkodër./tvklan.al






Të ngjashme