10 mijë të prekur nga virozat në javë
Sezoni gripal, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nis në Tetor dhe përfundon në Shkurt.
Por megjithëse jemi në fund të Nëntorit, Shqipëria ende nuk ka identifikuar asnjë rast me grip, numri i infeksioneve respiratore ka ardhur në rrije, por ai mbetet i ulët krahasuar me një vit më parë.
Moti me diell ka ndikuar në mbajtjen larg të gripit. Por specialistët paralajmërojnë që kjo nuk do të na ndihmojë edhe për shumë kohe. Apeli i tyre mbetet parandalimi nëpërmjet vaksinës për grupet e riskut.
Ashtu si edhe në vitet e shkuara, kulmin sezoni gripal pritet ta ketë në mes të Janarit.
Tv Klan