Motivet autentike të qilimave shqiptarë


Motivet autentike të qilimave shqiptarë

15:00 27/11/2016 https://youtu.be/NktPVIHb1so

Në çdo familje shqiptare kryesisht para viteve ‘90, qilimi ishte një nga elementët kryesorë të zbukurimit të shtëpisë. Studiuesja dhe stilistja Anila Katanolli Zajmi i është kthyer kësaj tradite në një tjetër këndvështrim, atë të zbulimit të elementëve autentikë që mbartin këto objekte të trashëgimisë kulturore.

Në objektivin e hulumtimit të saj është prejardhja dhe simbolika e motiveve, për të cilat Anila thotë se janë po aq të hershme sa edhe te xhubleta shqiptare 4 mijë vjeçare. Në studim janë përfshirë gjashtë krahina e Shkodrës, Kukësit, Korçës, Shën Gjergjit dhe Kosovës. Për nga teknika e realizimit më i vështiri është qilimi i Kukësit.

Të dhënat që përfshijnë teknikën e thurjes, zbërthimin e motive gjeometrike dhe origjinalitetin në kombinimin e ngjyrave, e çuan Anilën në Shkodër. Vetëm aty gjeti lëndën e parë, leshin e pastër nga delja rudë dhe 100 për qind shqiptar, për realizimin e gjashtë modeleve për secilën krahinë. Këto qilima do të shërbejnë edhe si kampione për të ringjallur traditën e endjes në tezgjah./Tv Klan






Të ngjashme