Atmosferë në “Dance With Me”, triumfojnë Nardi dhe Greta
Ka startuar shqip një tjetër natë në “Dance With Me”, me një atmosferë që gjithnjë e më shumë të fton të jesh pjesë e saj… Kasti tashmë i kthyer në profesionistë, nën ritmet e tematikave të ndryshme vazhdojnë të sfidojnë njëri – tjetrin më fort, çdo të hënë.
Diku një kërcim që prek shpirtin e që bën edhe jurinë të jetë gjithnjë e më lart me gjykimin e pikëve, Valbona që shkëlqen me bukurinë e ëmbëlsinë e saj, Berti si gjithnjë debatues edhe kur e shijon kërcimin dhe Albi që tashmë i ka dhënë shpirtin korografive të çifteve.
Nuk flitet më për rekorde shikueshmërie, pasi Vera Grabocka e Alketa Vejsiu e dinë që publikun e kanë me vete, por flitet për çifte që luftojnë për të rrëmbyer kupën e mbrëmjes, e cila u fitua nga Nardi dhe Greta për të 3 – tën herë. Asgjë nuk përfundon këtu, sepse kërcimi vazhdon të hënën tjetër në “Dance With Me”.
Tv Klan