Fenomeni i frikshëm natyror i merr jetën 3 personave


Fenomeni i frikshëm natyror i merr jetën 3 personave

10:55 23/11/2016

Tre australianë kanë humbur jetën dhe më shumë se dy mijë të tjerë kanë patur probleme me frymëmarrjen pas një fenomeni të pazakontë të quajtur “shtrëngata astmatike”, një gjendje ku ndryshimet atmosferike shkaktojnë stuhi dhe sjellin kriza astme e probleme me frymëmarrjen.

Kjo ndodhi është tmerrësisht e rrallë, por kur ndodh mund të jetë vdekjeprurëse.

Sipas CNN me qindra persona kanë shkuar në spital gjatë ditës së hënë me probleme në frymëmarrje në shtetin jugor të Victorias, ndërsa shërbimet e emergjencës mësohet se janë të tejmbushura.

viktimat

Rreziku nga kjo dukuri e pazakontë mendohet se vjen për shkak të grimcave të vogla që gjendjen në polenet që lëshohen në motin me lagështirë dhe më pas shpërndahen nga erat e forta.

Polenet, sipas ekspertëve, irritojnë tubat bronkial të mushkërive, duke shkaktuar inflamacion dhe mbushje me mukozë, duke çuar kështu në vështirësi në frymëmarrje./tvklan.al





Të ngjashme