Gjymtoi drejtuesin e motorit, arrestohet 28-vjeçarja


Gjymtoi drejtuesin e motorit, arrestohet 28-vjeçarja

12:02 23/11/2016

Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet i ka kushtuar humbjen e njërës prej gjymtyrëve një personi. Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë Ina M., 28- vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka aksidentuar drejtuesin e motorit me inicialet L.L., 45-vjeç.

28- vjeçarja ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, në momentin që ka përplasur motorin.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në SQU, dhe si pasojë e aksidentit ka humbur gjymtyrën e poshtme të këmbës së majtë. Policia thotë se drejtuesi i motorit ka qenë pa leje drejtimi dhe do ndiqet penalisht./TvKlan.al






Të ngjashme