Procedim penal për ish – kryebashkiakun e Leskovikut
Policia e Korçës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për ish – Kryetarin e Bashkisë Leskovik, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se 43 – vjeçari Fatmir Guda, dyshohet se gjatë kohës kur mbante postin e Kryetarit të Bashkisë Leskovik ka shitur toka (truall) në pronësi të Bashkisë që drejtonte, duke kështu vepruar në kundërshtim me ligjin.
Procedimi penal filloi nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik – Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”./tvklan.al