FSHF: Që prej vitit 2002 klubet marrin fondin
Pas akuzave të klubeve për fondin e solidaritetit që UEFA akordon për skuadrat shqiptare Federata e Futbollit sqaroi si është lëvruar ky fond duke bërë të ditura edhe shumat e parave shtesë për klubet shqiptare në formë financimesh.
Shefi i sektorit të Licensimeve në FSHF, Kejdi Tomorri tregoi shumat e marra nga disa klube që kishin paraqitur projekte.
Fondi i solidaritetit akordohet nga UEFA për klubet shqiptare nga të ardhurat e përfituara prej saj nga aktivitetet e organizuara prej saj. Klubet mund ta përfitojnë këtë fond nëse paraqesin projekte për futbollin e të rinjve.
Tv Klan