Kapet në video rënia e një meteori gjigant
Pjesa më e madhe e njerëzve instalojnë kamera në shtëpitë e tyre për të kapur ndonjë hajdut që po përpiqet të hyjë në pronën e tyre.
Por këtë herë disa banorë në Florida kanë kapur diçka tepër të rrallë, momentin e rënies së një meteori gjigant.
Shoqëria Meteorologjike Amerikane tha se objekti qiellor u pa nga më shumë se 150 persona, të cilët raportuan për një dritë të shndërritshme./tvklan.al