Martin Schulz zgjedh Berlinin, heq dorë nga Brukseli
Martin Schulz, ka deklaruar ditën e sotme, se do të largohet nga posti i Presidentit të Parlamentit Europian. Schulz do të kthehet në politikën gjermane, si kandidat në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, për një vend në parlamentin federal në Berlin.
Në këtë mënyrë Martin Schulz heq dorë nga rikandimi për President i Parlamentit Europian. Ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë kandidati i Partisë Social-Demokrate për të sfiduar Kancelaren Angela Merkel.
Lajmin për largimin nga posti i Presidentit, Schulz e ka konfirmuar për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”. /TvKlan.al