Blushi: Kush mbron mbetjet është cinik
Deputeti Ben Blushi, nga foltorja e parlamentit foli sot për ligjin e mbetjeve. Ai theksoi edhe një herë që është kundër këtij ligji dhe se do të votojë sërish kundër.
Blushi zbuloi dhe arsyen, sipas tij, se përse dekreti i Presidentit nuk është sot për votim, ndërsa ata që mbrojnë mbetjet i konsideroi si cinikë.
“Dekreti i Presidentit nuk është sot për votim, silleni ligjin në seancë, të ndahemi “pro” dhe “kundër”. Nuk e sillni ligjin në kuvend se nuk keni votat, nuk e sillni nga presioni popullor. Ata që mbrojnë mbetjet janë cinikë. Në rajon nuk ka ligj të ngjashëm”,
tha Blushi.
Ai tha gjithashtu se janë përmbushur afatet për ta shqyrtuar në Kuvend dhe se ligji nuk mund të kalojë pa dekretin e presidentit.
Në vijim të fjalës së tij Blushi u shpreh se Shqipëria nuk mund të kthehet në kazan plehrash, pasi po kap vendin e parë në Evropë për rritjen e sëmundjeve kancerogjene. /tvklan.al