Familja e policit në koma: Lejojeni të vdesë!


Familja e policit në koma: Lejojeni të vdesë!

12:51 24/11/2016

Familja e një polici, i cili ndodhet në një gjendje vegjetative permanente pas një aksidenti tragjik me motor, do të marrë vesh javën që vjen nëse njeriu i tyre i zemrës do të lejohet ose jo të vdesë.

Paul Briggs, një ish – oficer policie pësoi dëmtime të rënda në tru pasi u aksidentuar me motor teksa shkonte për në punë në Merseysdie, Korrikun e vitit të shkuar.

17 muaj që prej këtij aksidenti, 43 – vjeçari është mbajtur gjallë falë aparaturave, megjithatë mjekët nuk kanë më shpresa për të, pasi edhe nëse do të zgjohej do të kishte nevojë për përkujdesje 24 orë në 24.

polici

Mjekët thonë se ish – veterani i luftës mund të jetojë deri në 9 vite, por shanset që të bëhet mirë janë minimale.

Familja e tij, përfshirë bashkëshortja Lindsey besojnë fort se ai nuk do të donte të jetonte në këtë mënyrë e për këtë arsye ata i janë drejtuar gjykatës, që pritet të japë vendimin nëse 43 – vjeçari duhet lejohet të vdesë./tvklan.al





Të ngjashme