Gjendje emergjence nga moti i keq në Itali


Gjendje emergjence nga moti i keq në Itali

11:47 25/11/2016

Veri – perëndimi i Italisë vijon të mbetet i paralizuar nga moti i keq që ka përfshirë rajonin. Një mashkull, 69 – vjeçar është shpallur i humbur në Torino, pasi është rrëmbyer nga rrjedha e përroit të Chisones.

Që prej të premtes, lumi Po në Torino ka kaluar nivelet mbi 5.5 m dhe tashmë konsiderohet i rrezikshëm.

Niveli i alarmit nga katastrofat natyrore është në maksimum në Piemonte dhe Liguria. Deri tani janë 400 të evakuuarit në provincën e Cuneos dhe 150 në Torino.

Një natë frike kanë përjetuar banorët e komunave të Valle d’Arroscia, të kërcënuar nga përmbytjet si pasojë e rritjes në maksimum të nivelit të lumit që përshkon zonën.

Të izoluara vijojnë të jenë disa komuna të vogla në rajonin e Ligurias, ndërsa është e gjunjëzuar Provinca e Savonas.

Shkollat janë mbyllur dhe kryeministri italian Matteo Renzi ka paralajmëruar banorët e Piemontes se faza e emergjencës ende nuk ka përfunduar.

Tv Klan






Të ngjashme