Transportimi i fëmijëve te shkollave pa rrip sigurimi
Nëse mendoni se fëmijët tuaj udhëtojnë të sigurt dhe në respekt të rregullave të qarkullimit rrugor me furgonët që i transportojnë për në shkollë, atëherë nisni të mendoni dy herë.
Kjo pasi shumë prej shoferëve të këtyre furgonëve që u janë besuar nga prindërit fëmijët e tyre për t’i çuar e marrë nga shkolla, nuk e vrasin shumë mendjen për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë transportit të të miturve.
Një aksion i beftë i Policisë Rrugore të Tiranës konstatoi raste të mos vendosjes së rripit të sigurimit gjatë kontrolleve në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9 vjeçare.
Pati edhe nga ata drejtues furgonash të përgjegjshëm.
Për shkeljet e konstatuara, policia u mjaftua me një këshillim për drejtuesit e furgonëve./ TV KLAN