Pranga shoferit të autobusit, aksidentoi 55-vjeçarin
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e një autobusi, pasi ka përplasur një qytetar i cili udhëtonte me biçikletë.
Sipas burimeve të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:10, në segmentin rrugor Shkozet – Plepa, mjeti autobus me targa AA 965 AY me drejtues 31-vjeçarin më inicialet S.M., banues në Lushnje ka përplasur një qytetar.
I aksidentuari është 55- vjeçari me inicialet E.P. banues në Arapaj, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve./ Tvklan.al